Përshkrimi i trajnimit

Cfare eshte HeadHunter?
Headhunter është një specialist i trajnuar rekrutimi, i cili ne menyre te pavarur dhe shume profesionale gjurmon, rekruton dhe “shet” tek kompanite kandidate te profileve te ndryshme profesionale te kerkuara nga vete ato.

 
Ndryshe nga nje rekrutues i brendshem, nje specialist HeadHunter, punon ne menyre autonome, krijon vete portofolin e klienteve te tij dhe ofron sherbimin e rekrutimit ne menyre te jashtme dhe te pavarur per kompani te ndryshme duke qene totalisht autonom.
Vitet e fundit po konsiderohet gjithnje e me teper si profesioni i se ardhmes!


Kursi synon te formoje dhe trajnoje ne menyre profesionale te gjitha aftesite e lidhura me procesin e rekrutimit, headhunging, negocimit, krijimit te portofolit te klienteve, marketingut, duke ndihmuar cdo pjesmarres te forcoje prirjet aktuale ose te zhvilloje aftesi te reja ne fushen e headhuntig duke ofruar mundesine e nje pune te mirepaguar si freelancer.

Teoria

Kursi perfshin 10 ore leksione teorike, me kohezgjatje 1 javore, te cilat cdo kursant ka mundesine t’i ndjeke me pjesmarrje fizike ose online.

Kalendari

Leksionet online do te ndiqen nepermjet platformes Zoom ne baze te nje kalendari te personalizuar per cdo kursant/grup.

Praktika

Programi parashikon 10 ore praktike me procedura reale pune, te shtrira ne nje kohezgjatje 1 javore. Sesionet praktike ndiqen vetem ne prezence.

Struktura dhe kohëzgjatja

Trajnimi eshte projektuar te kete nje shtrirje dy javore te organizuara ne nje jave teori dhe nje jave praktike me procedura reale pune. 

Programi perfshin  10 ore teori dhe 10 ore praktike me procedura reale. 

Sesionet teorike mund te ndiqen ne presence dhe/ose online nepermjet platformes Zoom. Sesionet praktike ndiqen vetem ne prezence.

 

Lektorët

Lektore e pare: Brisilda Celaj
Lektore e dyte: Inirilda Dragoti

Programi

  • Studimi i tregut
  • Krijimi i Target-it
  • Identifikimi i klienteve potenciale dhe krijimi i portofolit te klienteve
  • Analiza e pozicioneve te punes
  • Job Description
  • Publikimi i njoftimeve
  • Kanalet e rekrutimit
  • Marketingu
  • Screening dhe filtrimi i kandidateve
  • Intervistat
  • Short Listat
  • Finalizimi i punesimit

Kush mund të marrë pjesë

  1. Specialiste rekrutimi; 

  2. Rekrutues te pavarur; 

  3. Studente; 

  4. Kushdo qe deshiron te fitoje njohuri te reja profesionale; 

  5. Te punesuarit qe deshirojne te kene nje pune alternative part time dhe/ose freelance.

Regjistrimi

Pranë zyrave tona ose duke kontaktuar në numrin tonë të telefonit apo në adresen e email-it: rekrutimp@gmail.com

Regjistrohu Online nëpërmjet plotësimit të formularit të regjistrimit me të dhënat e kërkuara.

Trajnime të tjera