Përshkrimi i trajnimit

Lidershipi i referohet aftesise per te influencuar anetaret e nje kompanie/organizate me qellimin e arritjes se nje objektivi te caktuar duke ofruar menyren dhe metoden e arritjes se ketyre qellimeve.


Të jesh drejtues i një orgnizate, një biznesi, apo një kompanie të tërë nënkupton të dish se si të zotërosh aftësitë teknike dhe trasversale, të dizenjosh stilin e udhëheqjes “të përshtatur” me prirjet e dikujt dhe kontekstin e mundshem organizativ.
Trajnimi i Leadership-it i drejtohet profesionistëve që mbajnë pozicione me ndikim, të interesuar në rafinimin e aftësive të tyre drejtuese dhe konsolidimin e stilit te tyre të udhëheqjes.


Kursi synon të forcojë teresine e hard dhe soft skills, të tilla si për shembull: planifikimi strategjik, shpejtësia e vendimmarrjes, aftësitë relacionale dhe komunikuese, si dhe administrimi fitimprurës i burimeve jo-materiale në dispozicion, siç është koordinimi i një ekipi të punës dhe menaxhimit të kohës.

Teoria

Trajnimi eshte projektuar ne dy sesione teorike nga 5 orë secili.

Kalendari

Leksionet online/fizikisht do te ndiqen nepermjet ne baze te nje kalendari te personalizuar per cdo kursant/grup.

Praktika

Perkatesisht 10 ore program te organizuara ne sesion teorik, sesion praktik dhe sesion pyetjesh te hapura.

Struktura dhe kohëzgjatja

Trajnimi eshte i konceptuar ne dy sesione te cilat zhvillohen ne dy dite, perkatesisht 5 ore secili sesion.

Trajnimi mund te ndiqet online nepermjet platformes Zoom ose me pjesmarrje fizike.

 

Lektorët

Lektore e pare: Brisilda Celaj
Lektore e dyte: Inirilda Dragoti

Programi

Leadershipi

  • Planifikimi i strategjise
  • Fuqizimi i Leadershipit
  • Problem Solving dhe Decision Making
  • Komunikimi efikas dhe Public Speaking
  • Asertiviteti

Menaxhimi i kapitalit human dhe Menaxhimi i Projekteve

  • Team building
  • Team working
  • Menaxhimi i diversitetit
  • Menaxhimi i konflikteve
  • Menaxhimi i mbledhjeve
  • Menaxhimi i kohes
  • Inteligjenca emocionale dhe menaxhimi i stresit
  • Menaxhimi i teknologjise
  • Trajnimi i stafit
  • Monitorimi

Kush mund të marrë pjesë

  1. Menaxhere te bizneseve dhe/ose kompanive te ndryshme, 

     

  2. Asistentet e tyre, 

  3. Drejtues dhe menaxhere te niveleve te ndryshme te kompanive, 

  4. Studente,

  5. Kushdo qe deshiron te forcoje aftesite drejtuese dhe synon te punoje ne strukturat menaxhuese te kompanise.

Regjistrimi

Pranë zyrave tona ose duke kontaktuar në numrin tonë të telefonit apo në adresen e email-it: rekrutimp@gmail.com

Regjistrohu Online nëpërmjet plotësimit të formularit të regjistrimit me të dhënat e kërkuara.

Trajnime të tjera