Operatore marketingu Italisht
info
Rreth punës
-
Data e PostimitJune 30, 2023
-
Shteti / Qyteti
-
Fundi i AplikimeveFebruary 28, 2025
-
EksperiencaPa eksperiencë
-
IndustriaShërbime
-
Niveli i karrierësTjetër
Përshkrimi i punës
Cilat janë kërkesat bazë për të kryer detyrën?
Detyra juaj do të jetë të kujdeseni për:
Kontakt me klientin tashmë aktiv
Kontakt me kompani që nuk janë ende klientë
Gjatë bisedës telefonike ju duhet të paraqisni produktet tona dhe përfitimet që lidhen me to. Ka lloje të ndryshme të telefonatave me qasje të ndryshme që ju do ti mësoni pas një periudhe trajnimi,në fund të së cilës ju do të jeni krejtësisht autonom. Ju do të vendosni vetë se kë të telefononi, kur ta telefononi, çfarë ti thoni. Ju do të menaxhoni punën tuaj, ajo që ka rëndësi do të jenë rezultatet që do të merrni.
Çfarë personi duhet të jesh?
Ju duhet të dini gjuhën italiane, të dyja, të shkruar dhe të folur mjaftueshëm, për të qenë në gjëndje të përballeni me një bisedë telefonike pa vështirësi. Ne presim që ju të keni të paktën një nivel B2.
Përveç gjuhës duhet të jeni shumë i/e vendosur dhe i/e etur për të arritur objektivat që do të të caktohen. Të keni një predispozitë të mirë në marrëdhëniet ndërpersonale, të jeni i/e durueshëm/edhe empatik/e. Nuk duhet te jeni dikush që shkurajohet lehtë, por përkundrazi dikush qe mund të perballoj me ambicie te gjitha sfidat e punës.
Çfarë ju ofrojmë?
Ju do të gjeni veten duke punuar në një mjedis miqësor, të ri dhe bashkëpunues pune. Ju do të merrni shumë trajnim dhe do të keni mundësinë të bëni një karrierë në një kompani ndërkombëtare që po rritet shumë në sektorin fotovoltaik. Ne ju ofrojmë paga mbi mesataren dhe përfitime të tjera të tilla si pushimi i drekës falas në restorantet partnere.