Menaxher/e Financiar, Paga 80.000 – 100.000 Leke Net
Art & Tourism Development Group
Rreth punës
-
Data e PostimitJune 27, 2023
-
Shteti / Qyteti
-
Fundi i AplikimeveFebruary 28, 2025
-
Eksperienca3-5 vjet
-
IndustriaHoteleri - Turizëm
-
KualifikimiMaster
-
Niveli i karrierësSenior
Përshkrimi i punës
ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,
me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Menaxher/e Financiar, Paga 80.000 – 100.000 Leke Net
Përshkrim i Përgjithëshëm
Menaxheri Financiar do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesin e Departamentit të Financës
dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha raportimeve financiare dhe informacioneve që lidhen me to;
Përgjegjës për procesin e buxhetimit, duke përfshirë planifikimin, mbledhjen, përgatitjen, prezantimin dhe analizën e informacionit të konsoliduar;
Përgjegjës për kontabilitetin dhe kontrollin e menaxhmentit për departamentet, njësitë, produktet, shërbimet etj;
Përgjegjës për planifikimin e parave dhe të bankave dhe raportimin tek menaxhmenti me qëllim të përmbushjes së afateve të pagesës dhe siguron pagesën e furnizuesve brenda datave të përcaktuara;
Kontroll i detajuar i dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve me mjetet monetare;
Rakordimi i klientëve dhe furnitorëve, kasa fiskale, POS, bankë etj;
Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së menaxherit financiar;
I/E aftë për të marrë përgjegjësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet;
Të ketë eksperiencë jo më pak se 3- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
Njohuri shumë të mira të skemave të kontabilitetit;
Njohuri shumë të mira të rregulloreve tatimore dhe çështjeve të lidhura fiskale;
Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
Njohuri shumë të mira në programin Alpha Web;
Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
Fleksibilitet me orarin e punës;
Aplikantët të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: hr@atdg.al ose të telefonojnë në numrin +355686082912